“Ndërro ministra sa të duash”, Çollaku shpërthen: Burgjet shqiptare nën kontrollin e krimit dhe korrupsionit

“Ndërro ministra sa të duash”, Çollaku shpërthen: Burgjet shqiptare nën kontrollin e krimit dhe korrupsionit

Gazetari Basir Çollaku deklaroi se burgjet shqiptare vazhdojnë të përballen me korrupsion dhe ndikim të fortë të grupeve kriminale, duke theksuar se fuqia ekonomike dhe lidhjet politike të të dënuarve e bëjnë të pamundur kontrollin real të institucioneve penitenciare. I ftuar në një emision televiziv, Çollaku tha se vetëm qarkullimi i telefonave celularë brenda një burgu krijon të ardhura të mëdha informale. Gazetari bëri me dije se në burg të sigurisë së zakonshme flitet që mund të ketë rreth 100 telefona. “Po me thoshte një mik, që merret me informacionet e drejtësisë, që në një burg të sigurisë së zakonshme, mund të ketë 100 telefona. Që bën 500 euro për ta çuar, 1000 euro për ta mbajtur, edhe shkon 100 mijë euro në muaj. Kush...