Ndarja nga jeta e Kreshnik Tartarit, Rama: Lamtumirë legjendë e sportit shqiptar dhe prodhues kampionesh!
Kryeministri Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të trajnerit dhe figurës së njohur të sportit shqiptar, Kreshnik Tartari. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi Tartarin si një legjendë të sportit shqiptar, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në volejbollin e femrave dhe në formimin e brezave të kampioneve.Lexo edhe :Related Posts “Lamtumirë miku im i dashur! U prehsh në paqe, Kreshnik Tartari, legjendë e sportit shqiptar, kampion dhe prodhues kampionesh që sfiduan me krenari Europën e volejbollit të femrave, kur Europa ishte një planet tjetër”, shkruan Rama.
Burimi:
vizionplus.tv