‘Narko-shteti ka kapur Shqipërinë’, Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet
I ftuar në studion e lajmeve në Syri TV, deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se Shqipëria është shndërruar në një narko-shtet, ku kartelet e drogës veprojnë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qeverinë për të kontrolluar ekonominë, zgjedhjet dhe institucionet e vendit. Balliu akuzoi qeverinë Rama se ka ndërtuar një aleancë me krimin e organizuar, ku pushteti garanton mosndëshkimin dhe pastrimin e parave të drogës, ndërsa në këmbim përfiton mbështetje elektorale dhe financiare. Deputeti theksoi se, miliarda lekë të qytetarëve shpërdorohen përmes tenderëve të fryrë, ndërsa paratë e karteleve pastrohen në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, duke rritur në mënyrë artificiale çmimet e apartamenteve dhe duke e bërë të pamundur jetesën për familjet shqiptare. Balliu ngriti gjithashtu alarmin për kriminalizimin e të rinjve, të...
Burimi:
syri.net