‘Mungojnë zgjedhjet e lira’, Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në krizë të thellë politike dhe shoqërore

‘Mungojnë zgjedhjet e lira’, Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në krizë të thellë politike dhe shoqërore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në konferencën e Partisë Popullore Europiane që po mbahet në Sarajevë. Gjatë fjalimit të tij, Berisha e ka përshkruar Shqipërinë si një vend që ndodhet “në sallën e urgjencës” dhe në një krizë të thellë politike, institucionale dhe shoqërore. Sipas tij, problemi themelor i Shqipërisë mbetet mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat ai i cilësoi si “farsë e dokumentuar nga institucionet ndërkombëtare”. Ai përsëriti kërkesën për një qeveri kujdestare që do të garantonte një proces zgjedhor të drejtë dhe të standardeve demokratike. Kryedemokrati paralajmëroi se situata mund të degradojë në përplasje serioze nëse nuk gjendet një zgjidhje paqësore, duke theksuar se “lëvizja është e pandalshme” dhe se ajo nuk përfaqëson vetëm një...