“Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në seancë mes Kryemadhit dhe Metës, ish-deputetja: Nuk e duroj dot më, dhe babai im të çohet nga varri
Një debat i tensionuar është zhvilluar në sallën e GJKKO-së mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit gjatë seancës gjyqësore ndaj tyre. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene e cila ndoqi nga afër seancën gjyqësore, raporton se gjatë fjalës së tij, Meta ka mohuar çdo ndikim apo përfshirje në çështjet që lidhen me disa persona të përmendur në dosje, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë SMS apo komunikim që lidhet me ta. “Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon… Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi”, u shpreh Meta në sallë. Në vijim të seancës, Monika Kryemadhi i është përgjigjur...
Burimi:
vizionplus.tv