“Ec, ec, ec”! E pazakontë, policet marrin një taksi për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale (VIDEO)

“Ec, ec, ec”! E pazakontë, policet marrin një taksi për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Një udhëtim i zakonshëm me Uber u kthye në një skenë të pazakontë ndjekjeje në Hjuston të Teksasit, kur dy police hipën në automjetin e një shoferi dhe i kërkuan të ndiqte një të dyshuar që po arratisej në këmbë. Ngjarja, e regjistruar nga kamera e makinës, ndodhi më 8 gusht në zonën The Heights. Shoferi Anthony Baines ndodhej pranë vendit ku do të merrte pasagjerin e radhës, kur pa një burrë pa bluzë duke vrapuar në rrugë, ndërsa pas tij ishin dy efektivë policie. Njëri prej tyre iu afrua makinës dhe i kërkoi Baines të drejtonte në drejtimin ku ishte larguar i dyshuari. “Shko nga aty, hajde, hajde”, dëgjohet polici duke i thënë, ndërsa bashkë me kolegun hipën në automjet. A Houston Uber driver...