‘Mos jep dorëheqjen’! Rama ndan mesazhin e emigrantit: Nuk ka forcë që na ndal, mua, ju dhe PS-në

‘Mos jep dorëheqjen’! Rama ndan mesazhin e emigrantit: Nuk ka forcë që na ndal, mua, ju dhe PS-në

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat e qytetarëve. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjete sociale një mesazh të gjatë të një emigranti shqiptar që jeton dhe punon në Itali, i cili e ka falënderuar për punën e bërë ndër vite dhe i ka kërkuar të mos mendojë dorëheqjen.  Emigranti shqiptar vlerëson investimet në turizëm dhe infrastrukturë, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për projekte që tërheqin turistë me fuqi më të madhe shpenzuese dhe jo vetëm turizëm masiv. Krahas mesazhit të tij, Rama thekson se asgjë nuk do ta ndalë atë dhe Partinë Socialiste në misionin e tyre drejt Bashkimit Europian. Edi Rama: Mirëmëngjes dhe me këtë mesazh nga qindra që jo të gjithë kam mundur t’i lexoj, duke e...