“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

Ish-ministri Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, në Euronews Albania, ka folur në lidhje me veprimin e sotëm të deputetit Agron Shehaj, për të cilin tha se nuk është mirë që “të bësh cubin” me punonjësin e administratës. Manjani e quan gjestin e Shehajt jo thjeshtë vjedhje por grabitje, e cila është një shkallë më e lartë dhune, prandaj sipas tij veprimi është “i papranueshëm pa diskutim”, si civilisht ashtu edhe politikisht. “Çështja, po, pra, por çështja është kjo që asgjë e dhunshme nuk legjitimohet. Sepse, në qoftë se ne i legjitimojmë kamikazët sepse dikush ma bën me të padrejtë dhe unë duhet të vendos bomba që të shkoj në parlament, apo të shkoj të zihem me gardistin apo me punonjësen...