“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, njëkohësisht deputet i kësaj force politike, ka folur këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania lidhur me situatën e ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë për marrjen e dokumentit konfidencial të marrëveshjes 302 milionë dollarë për armatimin e ushtrisë shqiptare. Shehaj dha përgjigje lidhur me situatën, duke thënë se, sipas tij, duhet të luftojë për të drejtat që i takojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe se veprimi i tij ishte ushtrim i një të drejte. “Më akuzojnë se kam rrëmbyer një dokument. Unë nuk bëra asgjë tjetër, veçse ushtrova të drejtën time. Nëse më akuzojnë se kam rrëmbyer të drejtën time, që më takon, po, e kam bërë. Sepse unë mendoj se, nëse një e...