“Monstër”, Berisha dënon deklaratën e ministres serbe për spastrim entik: Të shpallet “non grata” nga Shqipëria

“Monstër”, Berisha dënon deklaratën e ministres serbe për spastrim entik: Të shpallet “non grata” nga Shqipëria

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviç, shkaktoi reagime të forta pasi deklaroi se, po të kishte qenë në vend të Slobodan Miloševićit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”. Pas kritikave, ajo tha se nuk kishte nënkuptuar vrasjen e shqiptarëve, por se ata që nuk e ndienin veten pjesë të Serbisë duhej të largoheshin drejt “shtetit të tyre amë”. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ditën e sotme kërkoi që Paunović të shpallet “non grata” në Shqipëri dhe të ndiqet penalisht për mbështetje të gjenocidit dhe spastrimit etnik. “Ne kërkuam shpalljen e saj ‘non grata’ dhe inicimin e një padie për mbështetje të gjenocidit dhe spastrimit etnik nga një ministre e vendit që i...