Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do të dërgojë 4 oficerë shtabi

Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do të dërgojë 4 oficerë shtabi

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektaktin ligjor që i hap rrugë dërgimit të përfaqësuesve shqiptarë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Projektakti do t’i kalojë Kuvendit për miratim, në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi se në fazën e parë Shqipëria do të përfaqësohet me katër oficerë shtabi. “Është miratuar projekt-akti ligjor për të vajtur në Kuvend për miratimin e misionit tonë në Gaza. Në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, Republika e Shqipërisë do të ketë një përfaqësi në Gaza, duke filluar fillimisht me katër oficerë shtabi. Ky do të jetë angazhimi i Shqipërisë me vajtjen e këtyre oficerëve në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese. Më pas do të vlerësohet niveli konkret i...