“Mirënjohja mbaroi”/ Rama kërkon një fytyrë të re për Partinë Socialiste
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar drejtuesve të Partisë Socialiste një ndryshim në mënyrën e funksionimit të strukturave partiake, duke e lidhur këtë me sfidat për zgjedhjet e ardhshme. Në një mbledhje me drejtues politikë të PS-së, grupin parlamentar, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe drejtues vendorë, Rama tha se partia duhet të përshtatet me një realitet të ri, ku qytetarët kanë më shumë pritshmëri dhe kërkesa ndaj qeverisjes. Sipas tij, PS nuk mund të mbështetet vetëm te rezultatet e së shkuarës, por duhet të fokusohet te komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe adresimi i problemeve të tyre të përditshme. “Drejtuesit politikë që jemi këtu, drejtuesit e komisioneve parlamentare, grupi parlamentar, kabineti qeveritar, kryebashkiakët dhe i gjithë lidershipi i partisë në territore duhet të jetojë nga...
Burimi:
ntv.al