“Miratuam marrëveshjen me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Në negociata edhe 4 të tjera

“Miratuam marrëveshjen me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Në negociata edhe 4 të tjera

delina ibrahimaj TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se është miratuar në parim projektvendimi për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Slloveninë. Në një deklaratë për mediat, ministrja theksoi se vitet e kontributeve të sigurimeve shoqërore do të njihen edhe nga Sllovenia, sipas marrëveshjes së re. Kjo marrëveshje e  çon në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria në këtë fushë, ku 11 prej tyre janë me vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, Ibrahimaj bëri me dije gjithashtu se po negociohen edhe për katër marrëveshje të tjera. “Ministria eEkonomisë sot kaloi një projekt vendim, një miratim në parim i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Slloveninë, duke e çuar në 17 numrin e marrëveshjeve të...