Miratohet kompensimi i naftës për transportin publik, masa nis zbatimin nga muaji mars
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi pas mbledhjes së sotme të qeverisë, se u miratuan disa akte të rëndësishme të ministrisë që ai drejton, duke u ndalur veçanërisht te masat e subvencionimit për transportin publik. Ai theksoi se kjo është një masë e ndërmarrë në kuadër të krizës së hidrokarbureve, për të lehtësuar barrën e kostove për transportin qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas. Ai bëri të ditur se rreth një muaj më parë ishte zhvilluar një takim me shoqatat e transportit, përfaqësuesit e bashkive dhe Ministrinë e Ekonomisë, ku u dëgjuan problematikat e sektorit. “Në atë kohë i dhamë fjalën që do të kishim një masë subvencionuese, ashtu siç bëmë edhe në vitin 2022, dhe sot kemi miratuar një subvencion prej 50 lekësh për...
Burimi:
javanews.al