Miratimi i IBAR-it, Dervishi: Makina është futur në autostradë, por destinacioni do varet nga mënyra si do lëvizë
Vendet anëtare të BE u dakordësuan që t’i japin dritën jeshile Shqipërisë për IBAR-in, Raportin e Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve sa i përket grupit të kapitujve Themelorë. Këtë zhvillim gazetari Lutfi Dervishi e sheh nga ana metaforike si futjen e makinës në autostradë, por do varet nga vet Shqipëria nëse do të mbërrijë në destinacion shpejt, apo të bëjë aksident rrugës. Duke folur në një studio televizive Dervishi vuri në dukje se ka shumë për të bërë, sidomos në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. “Te politika e jashtme dhe e sigurisë s’ka ndonjë punë për të bërë. Ndërkohë që për dialogun politik, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftën ndaj pastrimit të parave, depolitizimit të administratës dhe problemet...
Burimi:
sot.com.al