Ministria e Mbrojtjes u përgjigjet akuzave të opozitës: Ja si është zhvilluar tenderi për blerjen e 3 avionëve
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike, e cila akuzoi se tenderin për avionët e zjarreve e ka fituar një kompani që është e përfshirë në skandale korrupsioni. Ministria e Mbrojtjes tha se çdo procedurë prokurimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar në fuqi, mbi bazën e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, konkurrencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë. Ministria e Mbrojtjes hodhi poshtë pretendimet se bëhet fjalë për një tender të mbyllur apo për një procedurë të zhvilluar në kundërshtim me ligjin. Sipas ministrisë, procedura është zhvilluar si procedurë konkurruese për qëllime ushtarake, në përputhje me legjislacionin shqiptar për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Po ashtu theksoi se edhe pretendimi se...
Burimi:
vizionplus.tv