Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Komisioni Evropian publikoi sot Raportin për Sundimin e Ligjit 2026, në të cilin evidenton progresin e Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e reformës në drejtësi, si pjesë e procesit të integrimit evropian. Raporti vlerëson përfundimin e plotë të procesit të rivlerësimit kalimtar (vettingut), duke theksuar se ai ka forcuar pavarësinë, integritetin dhe llogaridhënien e sistemit të drejtësisë. Gjithashtu, raporti konstaton vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe përparimin në integrimin e standardeve të krijuara nga vettingu në funksionimin e zakonshëm të institucioneve të drejtësisë. Një vlerësim pozitiv i kushtohet edhe luftës kundër korrupsionit, ku Komisioni Evropian evidenton rezultatet e institucioneve të specializuara, veçanërisht në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe...