Ministri Nufi takim me homologun grek Dendias: Vijojmë dialogun e ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri Nufi takim me homologun grek Dendias: Vijojmë dialogun e ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ditën e sotme, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi mikpriti homologun e tij, Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, para se ky i fundit të takohej me kryeministrin Rama në Kryeministri. Në fokus të kësaj vizite zyrtare ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Greqi dhe vijimi i dialogut të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Duke e vlerësuar mbështetjen e Greqisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, Nufi u ndal tek promovimi i stabilitetit dhe sigurisë rajonale, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, i cili mbetet prioritet strategjik i përbashkët i dy vendeve tona. “Objektivi kryesor i Shqipërisë në rajon mbetet avancimi i stabilitetit politik, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Për këtë arsye, ne jemi të pranishëm me personel në EUFOR ALTHEA...