Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë
Forcat e Armatosura kanë marrë sot në dorëzim 40 mjetet e para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s, nga kompania “Timak Defence”. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit, duke e cilësuar këtë moment si një ditë krenarie për industrinë e mbrojtjes shqiptare. “Sot është një ditë krenarie për industrinë e mbrojtjes së Shqipërisë. Një ogur pozitiv, ku këto 40 mjete taktike sot janë një kontribut i qartë i forcimit të kapaciteteve të Forcave të Armatosura. Sot jemi dëshmitarë të asaj që Shqipëria po ndërton, aftësinë për të zhvilluar kapacitetet vendase në fushën e mbrojtjes. Ne jemi krenarë për cilësinë e mjeteve që dorëzohen, janë mjete të fjalës së fundit. Sot, Forcat e Armatosura kanë kapacitet serioze...
Burimi:
javanews.al