Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë, zbardhet axhenda

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë, zbardhet axhenda

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Prishtinë ku do të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime me krerët më të lartë të shtetit. Në orën 10.00, Ministri Hoxha do të takohet me  Albulena Haxhiu, Ushtruese e Detyrës së Presidentes së republikës së Kosovës. Në orën 10.45, Hoxha do të pritet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Vizita zyrtare e Ministrit do të vijojë me pritjen nga Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës  i Republikës së Kosovës. Rreth orës 12.10, të dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të MEPJ. Ministri i Jashtëm do të takohet...