Ministri i Drejtësisë mesazh magjistratëve të rinj: Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve, ka fytyrën tuaj!

Ministri i Drejtësisë mesazh magjistratëve të rinj: Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve, ka fytyrën tuaj!

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u bëri thirrje magjistratëve të rinj që ta ushtrojnë pushtetin që u jep ligji me integritet, përulësi dhe ndërgjegje, duke theksuar se besimi i qytetarëve te drejtësia ndërtohet jo vetëm mbi ligjin, por mbi karakterin e atyre që e zbatojnë atë. Në ceremoninë e diplomimit të Shkollës së Magjistraturës, ministri tha se reforma në drejtësi ka hyrë në një etapë të re, ku suksesi nuk do të matet më nga ngritja e institucioneve, por nga cilësia e vendimeve, respektimi i të drejtave të njeriut dhe besimi që qytetarët do të kenë te sistemi. “Nga kjo ditë e tutje, reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve. Ka fytyrën tuaj,” u shpreh ministri. Në fjalimin e tij, ai theksoi se magjistratët ushtrojnë...