Ministri Hoxha takon ish-Presidentin francez: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Ministri Hoxha takon ish-Presidentin francez: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë ish-Presidentin francez, François Hollande. Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të lartë. Sot, sipas tij, marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë bazohen në gjashtë fjalë kyçe: Evropë, siguri, investime, kulturë, arsim dhe besim. Në një postim në rrjetin social X pas takimit, Ministri i Jashtëm theksoi se “patëm një bisedë shumë të pasur mbi vendin strategjik të Ballkanit Perëndimor në agjendën aktuale evropiane, në një kontekst gjeopolitik të karakterizuar nga pasiguri të thella.” “Theksova se, për Shqipërinë, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një objektiv i politikës së jashtme, por një zgjedhje...