Ministri Hoxha takohet në Bruksel me homologun francez, zbardhet tema e diskutimit

Ministri Hoxha takohet në Bruksel me homologun francez, zbardhet tema e diskutimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar në Bruksel, ku pritet të mbahet edhe konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE për grupkapitujt Themeloret dhe nisjen e procesit të mbylljes së negociatave për integrimin, me homologun e Francës, Benjamin Haddad. Biseda është fokusuar tek procesi i zgjerimit të BE, situata në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin rajonal. Me anë të një postimi në rrjetin social X, ministri Hoxha ka zbuluar edhe bisedën e fokusuar tek Shqipëria dhe procesi i integrimit. Ai thekson se u ra dakord të thellohet bashkëpunimi në shumë fusha. “Përgëzova angazhimin personal të Ministrit në mbështetjen e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht gjatë fazave vendimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Përtej dialogut të përforcuar politik, partneriteti ynë dypalësh po materializohet përmes...