Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë, Dendias dhe kryeministri Rama do të vijojnë takimin në një drekë pune

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë, Dendias dhe kryeministri Rama do të vijojnë takimin në një drekë pune

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, ka takuar kryeministrin Edi Rama në Tiranë, teksa diskutimet do të vijojnë sërish. Dendias dhe Rama do t’i vijojnë diskutimet në një drekë pune. Ndërkohë mediat greke po i kushtojnë vëmendje të veçantë vizitës së ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dhendias, në Tiranë. Në axhendën zyrtare, janë takimet me homologun shqiptar Ermal Nufi, me kryeministrin Edi Rama dhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanin. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë bashkëpunimi ushtarak në kuadër të NATO-s, siguria rajonale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, shumica e analistëve vlerësojnë se rëndësia e kësaj vizite shkon përtej çështjeve të zakonshme greko-shqiptare dhe lidhet kryesisht me ekuilibrat gjeopolitikë në rajon. Sipas këtyre vlerësimeve, vizita ka të...