Mijëra në shesh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Koçeku për BBC: Rama nuk frymëzon më, kjo e ka çuar në…

Mijëra në shesh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Koçeku për BBC: Rama nuk frymëzon më, kjo e ka çuar në…

Fillimisht protestuan për flamingot, por tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka nisur të thërrasë edhe për shkolla, vende pune dhe standardin e jetesës dhe kërkon dorëheqjen e tij. Zogjtë shtegtarë rozë u bënë simbol i protestave të përnatshme në Shqipëri, sepse ata grumbullohen në Lagunën e Nartës, një zonë e mbrojtur pranë qytetit bregdetar të Vlorës. Një grup investitorësh ndërkombëtarë, përfshirë dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, synojnë të zhvillojnë një resort luksoz pranë zonës, dhe qeveria u ka dhënë statusin e “investitorit strategjik”. Ende nuk është dhënë leje ndërtimi, dhe qeveria e Ramës thotë se vlerësimi i ndikimit në mjedis nuk ka nisur ende, por në terren janë vërejtur rrethime dhe mjete gërmimi. Protestat lokale në...