Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq: Të pyetet për ligjin e minierave

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq: Të pyetet për ligjin e minierave

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin gjyqësor ndaj tij, duke argumentuar se dëshmia e kreut të qeverisë lidhet me çështjen e ligjit për minierat. Sipas Metës, në listën e dëshmitarëve që ai kërkon të paraqiten në gjykatë përfshihen edhe ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputeti i PS-së, Taulant Balla. Meta ka deklaruar se kërkesa për thirrjen e Ramës si dëshmitar lidhet konkretisht me sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me ligjin e minierave dhe proceset përkatëse të vendimmarrjes. “Do ishte me vlerë të thërrasim një ekspert në fushën e minierave, apo një ekspert të pavarur për të parë, që nga ky ndryshim ligjor sa subjekte kanë përfituar. Për të kuptuar, nëse...