Meta-Bela dhe gangsterët e Ramës
Meta-Bela dhe gangsterët e Ramës Nga Basir Collaku Ngjarjet e prodhuara nga qelia, qeveria dhe drejtësia në javët e fundit, kanë sjellë në vëmendje jo thjesht standarde të nakatosura, por njëherësh të vërtetën shpërthyese të identifikimit të palës sunduese, krimit zaptues ndaj ligjit. Kolegu Flamur Vezaj nga USA, publikoi një video domethënëse për shpartallimin institucional, se si në burgjet e sigurisë së lartë kërciste ahengu dhe haremi, nga të paraburgosur me rrezikshmëri të lartë, sipas akuzave rënduese ndaj tyre. Ndoshta eskortat e qejfit, vizitore të rregullta, do të kenë qenë në pritje në një dhomë ngjitur. Të gjithë të fortët gjendeshin me celularë nëpër duar, mbanin ritmin muzikor në një drekë-darkosje, ku bolleku shënon dukshëm kollajllëkun e mundësisë së lehtë të krijuar nga e pamundura....
Burimi:
sot.com.al