Mes protestave/ Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Mes protestave/ Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Ndërsa protestat dhe debati politik vazhdojnë të dominojnë diskutimin publik në Shqipëri, një nismë e re synon të dëgjojë drejtpërdrejt qytetarët për të kuptuar jo vetëm çfarë i shqetëson, por edhe pse. Acromax Media prezanton Akilën, një gazetare të pavarur me inteligjencë artificiale, e cila do të zhvillojë biseda individuale me qytetarë nga e gjithë Shqipëria me synimin për të identifikuar shkaqet rrënjësore të problemeve, pakënaqësive dhe sfidave që ata përjetojnë çdo ditë. Përmes WhatsApp-it, çdo qytetar mund t’i shkruajë Akilës dhe të zhvillojë një bisedë private, një-me-një, në gjuhën shqipe ose në dhjetëra gjuhë të tjera. Ndryshe nga një sondazh tradicional, Akila nuk kufizohet në pyetje të paracaktuara. Ajo dëgjon, bën pyetje sqaruese dhe përpiqet të kuptojë faktorët që qëndrojnë pas shqetësimeve të qytetarëve....