Mes kaosit në Kuvend, PS voton e vetme rezolutat për SPAK dhe rishikimin e buxhetit (VOTIMI)

Mes kaosit në Kuvend, PS voton e vetme rezolutat për SPAK dhe rishikimin e buxhetit (VOTIMI)

votimi TIRANË- Mazhoranca ka vijuar me votimin e çështjeve të rendit të ditës, ndërsa deputetët e opozitës kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar foltoren e Kuvendit. Gjatë gjithë procesit të votimit, ata iu drejtuan kryeministrit Edi Rama me thirrjet: "Jep dorëheqjen!" Mes zhurmës, shumica socialiste miratoi vetëm me votat e saj rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), si edhe të 6 institucioneve të tjera të pavarura. Po ashtu, Kuvendi miratoi aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit, si dhe aktin normativ që parashikon financimin e një sërë zërash buxhetorë, ku përfshihet edhe fondi prej 4.3 milionë eurosh i përdorur për organizimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West. Votimi -Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për...