“Merre Salianjin, ta kemi falur”, Mziu debat me gazetarin për zgjedhjet: PD do fitojë shumicën e bashkive,PS shkërmoqet
Deputeti i PD Xhelal Mziu ka debatuar me gazetarin Roland Qafoku lidhur me rolin e opozitës dhe zgjedhjet e ardhshme lokale. Gjatë replikave në një emision televiziv Qafoku tha se nëse PD e ka seriozisht duhet të rifitojë së paku bastionet e saj. Ndërkaq, Mziu u përgjigj duke thënë se opozita do të fitojë shumicën e bashkive në vend. Mziu refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së Qafokut nëse PD-ja do ta kandidojë për kryetar të bashkisë së Kamzës, duke i konsideruar pyetje të tilla si “makinacione”. DEBATI Mziu: Ti kujton se do zgjasë më tepër kjo qeveri?! Absolutisht, aty ku shkoi Balluku do shkojë edhe Rama. Qafoku: Si do shkojë?! Te ai SPAK-u që ju i thoni bandë kriminale?! Mziu: Te ky SPAK-u që po intimidoni ju...
Burimi:
sot.com.al