Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Eni S.p.A. për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit, në funksion të sigurisë së furnizimit, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së rolit të Shqipërisë në rajon. Në fjalën e tij, Rama theksoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje garantohet rezerva strategjike e tregut të hidrokarbureve. “Duke pasur parasysh këtë marrëdhënie jashtëzakonisht strategjike me Italinë. Duke pasur parasysh këtë raport të afërt me Eni-n, që është një gjigand në tregun e hidrokarbureve, ne iu qasëm Eni-t. Folëm për një bashkëpunim strategjik në krijimin e këtij operatori të ri, i cili do të marrë përsipër edhe garantimin strategjik të naftës. Kemi nisur një proces...
Burimi:
javanews.al