“Më shumë hapësira publike dhe shërbime pa pagesë për pushuesit”, Rama publikon pamje nga Ksamili

“Më shumë hapësira publike dhe shërbime pa pagesë për pushuesit”, Rama publikon pamje nga Ksamili

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë përmes rrjeteve sociale materiale vizuale nga Ksamili, duke vënë theksin te menaxhimi i vijës bregdetare dhe krijimi i hapësirave pa pagesë për pushuesit gjatë sezonit turistik. Sipas kreut të qeverisë, ndërhyrjet e kryera synojnë rritjen e standardit të shërbimit në këto zona pa asnjë kosto financiare për vizitorët. “Hapësira publike me shërbime cilësore dhe akses pa pagesë, duke u ofruar të gjithë vizitorëve një eksperiencë më të mirë buzë detit”, shkruan Rama.