Më shumë apo më pak bashki? Debati për reformën Territoriale, PS dhe PD me qëndrime të kundërta
Në Komision e Reformës Territoriale, gjatë një seance dëgjimore me kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan, bashkëkryetarët Mazniku nga maxhoranca dhe Boçi nga opozita shpalosën qëndrime të kundërta sa duhet të jetë numri bashkive me këtë reformë të re. Luçiano Boçi: Kërkesa jonë nuk është kërkesë që kërkon të godasë konsolidimin, sepse ne po themi të shtojmë në mënyrë optimale numrin e bashkive. Nuk ka një kërkesë të kthimit te 373, po 373 janë shumë, por 61 janë shumë pak. Arbjan Mazniku: Opozita e ka shprehur mendimin e vetë që thotë ne duam më shumë bashki. Maxhoranca ka thënë që ne mendojmë që konsolidimi ka funksionuar dhe do funksionojë. Le të bëjmë hapat e procesit dhe të mbledhim produktin e procesit. Është krejt normale që...
Burimi:
javanews.al