Më jep NIPT-in, sa e do fondin/ Dritan Dakoli dhe Arben Memo, “cunat e Harvardit” që manipuluan fondin limit për tenderin e KESH

Më jep NIPT-in, sa e do fondin/ Dritan Dakoli dhe Arben Memo, “cunat e Harvardit” që manipuluan fondin limit për tenderin e KESH

Evis Berberi dhe Benet Beci TIRANË-Dosja hetimore e SPAK për tenderin 700 mijë euro të KESH, zbulon qartë një nga mekanizmat më të përdorur në vjedhjen e parasë publike në Shqipëri; atë të manipulimit të fondit limit. Ligji shqiptar detyron institucionet kontraktore që përpara se të caktojnë fondin limit për një tender të bëjnë vlerësimin e tregut duke marrë paraoferta nga disa kompani, për të nxjerrë kështu një mesatare se sa kushton produkti apo shërbimi që kërkohet të prokurohet. Por shpesh, i gjithë ky proçes është fiktiv, pasi paraofertat që përcaktojnë fondin limit kontrollohen nga një dorë, siç ka dëshmuar SPAK në tenderin për të cilin ka marrë të pandehur ish drejtorin e KESH, Benet Beci. Farsa Një ditë pasi Adela Ruko dhe Ervis Berberi...