‘Më janë shkelur të drejtat në 313’/ Ilir Meta kërkon hetim për trajtimin në burg, Gjykata e Tiranës shqyrton ankesën

‘Më janë shkelur të drejtat në 313’/ Ilir Meta kërkon hetim për trajtimin në burg, Gjykata e Tiranës shqyrton ankesën

Gjykata e Tiranës shqyrton sot kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ka kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për mosfillimin e hetimeve lidhur me kallëzimin e tij. Meta i është drejtuar gjykatës duke kërkuar që të detyrojë organin e akuzës të nisë hetimet për denoncimin ndaj punonjësve të paraburgimit 313. Ish-presidenti pretendon se ndaj tij janë shkelur të drejtat për komunikim gjatë qëndrimit në institucionin e vuajtjes së dënimit, duke akuzuar punonjësit e policisë së burgjeve për shpërdorim detyre dhe për mënyrën e trajtimit të tij. Prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit, me argumentin se nuk janë konstatuar elementë të një vepre penale. Megjithatë, Meta ka kundërshtuar këtë qëndrim dhe kërkon që çështja të hetohet në themel. Kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtarja Vjollca Spahiu...