“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon skenarin e protestës: Të bllokojmë Parlamentin!

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon skenarin e protestës: Të bllokojmë Parlamentin!

“Më irriton arroganca e Ramës”. Kështu u shpreh aktivisti Erlis Sina në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, kur u pyet pse po proteston në shesh për të 26-ën ditë. Ai shtoi gjithashtu se pagat e ulëta dhe vështirësia e blerjes së një apartamenti në Shqipëri janë ndër arsyet kryesore të pakënaqësisë së tij. Sipas Sinës, protesta duhet të devijojë nga forma aktuale, jo të jetë vetëm paqësore, duke sugjeruar bllokimin e Parlamentit. Pjesë nga biseda: Borakaj: Çfarë të bën ty të protestosh kundër Ramës? Sina: Më irriton arroganca e qeverisë, arroganca e Ramës. Pas fitores së pushtetit, vazhdon të tregojë që ka marrë vota. Unë jam 36 vjeç dhe punoj prej 16 vitesh dhe e kam të pamundur të blej një apartament. Si...