“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por nuk ma shpreh”, Rama batuta me sociaisten e Fierit
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me simpatizantët, anëtarët dhe themeluesit e PS-së së Fierit, në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të partisë, shkëmbeu disa batuta me të pranishmit. Rama zbuloi se pse Fieri cilësohet si kryeqyteti i socialistëve. Sipas tij, vetëm nëse merr zemrën dhe mbështetjen e fierakëve mund të quhesh se ke marrë Partinë Socialiste. Ndërsa nuk munguan batutat me një nga gratë e pranishme, duke kujtuar periudhën kur Rama mori drejtimin e PS-së. Pjesë nga biseda: Rama: Kam zgjidhur një dilemë sot, se pse i thonë Fierit kryeqyteti i socialistëve? E zgjidha duke parë Sokratin. Kur unë kandidova për herë të parë për kryetar të PS-së, ishte një skandal i madh, pasi PS-ja nuk e kishte zakonin dhe as statutin që të...
Burimi:
vizionplus.tv