Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama e konsideroi mbylljen e tri kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Europian si një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë, në përfundim të Konferencës së 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Në konferencën për mediat përkrah komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, Rama tha se ky zhvillim përbën një tjetër “gur kilometrik” në rrugëtimin e pakthyeshëm të vendit drejt anëtarësimit në BE. “Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë e më i përgatitur për të marrë përgjegjësitë e anëtarësimit”, u shpreh Rama. Sipas tij, mbyllja e kapitujve përcjell edhe një mesazh të fortë për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se...