Mbyllet dita e 32-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës! Qytetarët paralajmërojnë nesër një tjetër protestë para Kuvendit
Protestuesit e mbledhur para godinës së Kryeministrisë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve. Me flamuj Kombëtar dhe pankarta në duar, ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe të gjithë klasës politike aktuale. Ndërkohë ata kanë pralajmëruar një tjetër protestë ditën e enjte në orën 10:00 para parlamentit ku do të zhvillohet seanca plenar.
Burimi:
vizionplus.tv