Gjermania përgatitet për sulm nga Rusia, zbaton programin “Mammoth”! 12 miliardë euro vetëm për raketa me rreze të gjatë

Gjermania përgatitet për sulm nga Rusia, zbaton programin “Mammoth”! 12 miliardë euro vetëm për raketa me rreze të gjatë

Gjermania po ecën përpara me një plan prej gati 12 miliardë eurosh (13 miliardë dollarë) për të ndërtuar një arsenal të ri raketash me rreze të gjatë veprimi, me qëllim forcimin e aftësisë së saj parandaluese kundër Rusisë dhe fitimin e aftësisë për të goditur objektiva ushtarake thellë pas vijave të frontit. Sipas dokumenteve të brendshme të Ministrisë së Mbrojtjes Gjermane të cituara nga Politico, Berlini e sheh programin si një përparësi kryesore si për Gjermaninë ashtu edhe për NATO-n, në një kohë kur vendet evropiane po përshpejtojnë riarmatimimin e tyre për shkak të kërcënimit në rritje që perceptojnë nga Rusia. Aftësitë e reja do t’u lejojnë forcave të armatosura gjermane të godasin qendrat e komandës, fushat ajrore, lëshuesit e raketave, qendrat e furnizimit dhe...