‘Mbrëmë shqiptarët përsëritën 20 Shkurtin e 1991’, Berisha: I organizuan Ramës me simbolizma, funeralin e tij politik

‘Mbrëmë shqiptarët përsëritën 20 Shkurtin e 1991’, Berisha: I organizuan Ramës me simbolizma, funeralin e tij politik

Kryetari i Partisë Demokratike ka përshëndetur mijëra e mijëra shqiptarët që morën pjesë në protestë kombëtare qytetare, të 35-ën radhazi Me një video-mesazh Berisha shprehet se dje shqiptarët përsëritën 20 shkurtin e vitit 1991 dhe me simbolizma organizuan funeralin politik të Edi Ramës. ‘Mos harro, se në përballje me popullin, fuqia nukleare i takon popullit dhe ajo është shkatërrimtare për ty dhe regjimin tënd’, thuhet në video-mesazhin e kreut të PD. Mesazhi i plotë: Mirëdita. Mbrëmë qindra mijëra shqiptarë, të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë dhe mbarë bota, ripërsëritën sipas njerëzve të agjencive më prestigjioze të lajmeve në botë, 20 shkurtin e vitit 1991. Ditën në të cilën shqiptarët përmbysën dhe zvarritën shtatoren e Enver Hoxhës dhe së bashku me të përmbysën kultin...