Mblidhet sot Kuvendi! Rama dhe katër ministra thirren në interpelancë nga opozita
Katër ministra dhe kryeministri Edi Rama janë thirrur këtë të enjte (11 qershor) në interpelancë nga deputetë të opozitës në seancën plenare të Kuvendit për një sërë çështjesh që lidhen me mjedisin, rendin dhe sigurinë, ekonominë, financat publike dhe qeverisjen. Sipas rendit të ditës të seancës plenare të 11 qershorit, deputetët e opozitës kanë kërkuar fillimisht një interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si dhe një interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Të dyja kërkesat janë depozituar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Në vijim të seancës është parashikuar edhe një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj. Ndërkohë, deputeti Enno Bozdo ka kërkuar interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit,...
Burimi:
javanews.al