Mblidhet sërish Kuvendi, PD ‘braktis’ seancën për marrëveshjen e huasë me SHBA
Është mbledhur sërish në seancë Kuvendi, ku po diskutohet për marrëveshjen e huasë me SHBA për Shqipërinë, që do të shkojnë për fushën e mbrojtjes. Kuvendi ka nisur diskutimet pa praninë e medias, ndërsa procesi i votimit do të jetë publik. Ndërkohë PD dhe aleatët e saj, siç edhe paralajmëruan më herë, kanë braktisur seancën dhe nuk kanë marrë pjesë në punime. Në seancë janë prezentë deputetët e partive të reja opozitare.
Burimi:
ntv.al