Mblidhet Kuvendi/ Amnistia penale dhe 3 interpelaca, çfarë pritet të diskutohet

Mblidhet Kuvendi/ Amnistia penale dhe 3 interpelaca, çfarë pritet të diskutohet

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare. Në nisje të seancës deputetët do të informohen mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Në rend dite janë parashikuar tre interpelanca me anëtarë të qeverisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, do të jetë në një interpelancë urgjente të kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Deputeti Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, ndërsa deputetja Ina Zhupa do të kërkojë sqarime nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Kuvendi pritet të kalojë në shqyrtimin e një pakete projektligjesh. Mes tyre është projektligji “Për dhënie amnistie”, si dhe disa ndryshime në Kodin Rrugor të...