Mblidhet Këshilli i Legjislacionit: Diskutohen pagat e gjyqtarëve dhe Rregullorja e Kuvendit
TIRANË- Këshilli për Legjislacionin është mbledhur këtë të enjte në Kuvend për të diskutuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me rregulloren parlamentare dhe pagat e gjyqtarëve. Këshilli vendosi relatorët e çështjeve nga mazhoranca dhe opozita ndërsa pritet të mblidhet edhe javën e ardhshme për të vendosur rrugën ligjore për implementimin e këtyre vendimeve të Kushtetueses. Sipas vendimit të bërë publik, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë afat Kuvendit që deri në muajin korrik, të vendosë për formulën e re për pagat e gjyqtarëve. Sipas Kushtetueses i takon Kuvendit të Shqipërisë për përzgjedhjen e referencës, ku do të bazohet përcaktimi i pagës për magjistratët. Shoqata e Gjyqtarëve çoi në Gjykatë Kushtetuese vendimin e qeverisë të vitit 2023, në të cilin ndryshohej formula e pagave të gjyqtarëve,...
Burimi:
zeri.ai