“Mbeturina më e neveritshme komuniste në krye të opozitës”, Rama reagon ashpër ndaj Berishës

“Mbeturina më e neveritshme komuniste në krye të opozitës”, Rama reagon ashpër ndaj Berishës

Gjatë festës së 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Durrës, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së, ka sulmuar Sali Berishën. Teksa tha se Partia Socialiste është ndarë nga periudha e komunizmit, Rama e cilësoi Berishën si “mbeturina më e neveritshme komuniste”. “PS është një parti liberale dhe një parti e lidhur ngushtë me atë Luftë Nacionalçlirimtare që e vendosi Shqipërinë në krahun e duhur të historisë. Por, nga ana tjetër, PS e ka të qartë që në hapat e parë raportin me atë pjesë që na lidh me diktaturën komuniste, ndërsa të tjerët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë sot komunistët dhe jo komunizmin. Ndërkohë që PS i ka vlerësuar komunistët për atë që kanë qenë dhe e ka refuzuar komunizmin për atë që ka...