Mbahet gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati për ish-presidentin: Ishte një deputet që vinte vërdallë, jo zyrtar i lartë

Mbahet gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati për ish-presidentin: Ishte një deputet që vinte vërdallë, jo zyrtar i lartë

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Të dy janë të pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa avokati i Kryemadhit, Redi Llanaj, nuk është lejuar të marrë pjesë në seancë pasi refuzoi kontrollin dhe skanimin e sendeve të tij personale sipas procedurave të sigurisë së gjykatës. Përfaqësimin ligjor të Monika Kryemadhit në këtë seancë e ka marrë avokatja Esmeralda Rama. Gjatë seancës, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, kundërshtoi akuzat e ngritura nga SPAK dhe kërkoi shpalljen të papërdorshme të një sërë provash që, sipas tij, janë administruar në kundërshtim me ligjin. Cakrani argumentoi se kallëzimi fillestar penal nuk kishte në fokus...