‘Mazhoranca po shkatërron parlamentarizmin’, Logu: Rama pengon opozitën dhe mekanizmat e kontrollit në Kuvend

‘Mazhoranca po shkatërron parlamentarizmin’, Logu: Rama pengon opozitën dhe mekanizmat e kontrollit në Kuvend

I ftuar në studion e gazetarit Arnold Kariqin, avokati Marash Logu u shpreh se opozita ka ngritur shqetësime serioze për shkeljet e të drejtave kushtetuese nga mazhoranca dhe qeveria e Edi Ramës. Ai theksoi se refuzimi i shumicës për të ngritur komisionet hetimore për çështjet “McGonigal”, zgjedhjet e 14 majit, fondet e IPARD-it, sistemin TIMS dhe shembjen e segmenteve rrugore cenon rëndë funksionin e opozitës në Parlament. Avokati tha se, Kushtetuta e Shqipërisë parashikon qartë se kërkesa e një të katërtës së deputetëve për ngritjen e një komisioni hetimor është detyrim ligjor për Kuvendin dhe jo vendim i diskrecionit të shumicës.Logu shtoi se kjo betejë nuk është thjesht për dy komisione, por për të mbrojtur mekanizmat e kontrollit parlamentar që sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie të...