Masa e sigurisë për Veliajn, avokati britanik: Kemi nisur përgatitjet për Strasburg
Dy ditë pasi e takuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës në qelinë në Durrës, avokati britanik ka dhënë argumentet e mbrojtjes përballë medies në Tiranë. Ben Brandon e cilësoi të pajustifikuar masën e sigurisë ndaj Veliajt, duke kërkuar lirimin, me argumentin se duhet të vijojë ushtrimin e mandatit. Qëndrimin e dha pikërisht në ditën kur gjykata e lartë caktoi datën 15 shtator për shqyrtimin e çështjes së masës së sigurisë për Erion Veliajn. “Kemi një vonesë të përgjithshme prej 16 muajsh dhe të pashpjegueshme. Gjykata e Strasburgut e ka bërë të qartë, Shqipëria duhet ta trajtojë lirimin sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është një çështje që ka edhe interes publik. Përveç se ndalimi i tij ndikon tek ai vetë, familja e tij,...
Burimi:
javanews.al