“Marshimi i pandalshëm nuk ndalet”, Flamur Noka përplaset me policinë në protestë

“Marshimi i pandalshëm nuk ndalet”, Flamur Noka përplaset me policinë në protestë

Sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka është përplasur me policinë, duke i kërkuar këtyre të fundit të hapin rrugën për marshimin e qytetarëve. Noka: E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese.Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit.Asgjë nuk e ndal marshimin tonë.Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar Ndërkohë i pyetur nga gazetari i A2 CNN Anesti Bajramemaj për itinerarin e protestës, Noka është shprehur se protesta do të vijojë. “Marshimi është i pandalshëm dhe nuk ndalet”, është shprehur Noka.